Yuri Kim e gezuar qe infermieret u nisen drejt Italise:”Ndersa Aleatet e NATO-s”


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar duke shprehur mirënjohje për Shqipërinë me ndihmën që i ka dhënë Italisë, duke i dërguar sot një ekip prej 60 infermierësh.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja falënderon qeverinë shqiptare.

Ajo thekson se edhe NATO ka dërguar ndihma drejt Italisë, e cila ngelet ndër vendet më të goditura të Europës nga COVID-19.

“Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar #COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali (në 0:38). #WeAreNATO” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Pas grupit të parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh, ky është grupi dytë i përbërë prej 60 infermierësh që do të shërbejnë në veri të Italisë, në zonat më të goditura nga COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *