Yuri Kim sh okon me deklaraten:”Ka nje perpjekje per te joshur prokuroret. . .”


Edhe njëherë tjetër e dërguara e Washtingtonit në Tiranë, Yuri Kim i dërgoi një mesazh politikës shqiptare për të qëndruar larg punëve të drejtësisë, e të heqin dorë nga shantazhi prokurorëve që kanë nën hetim subjekte që vinë nga politika.

Paraditen e kësaj të marte ambasadorja Kim paralajmëroi se veprimet e atyre që tentojnë të minojnë punën e reformës në drejtësi, nuk mbeten pa u mbajtur shënim.

“Është koha për të thyer modelet e vjetra të kor rupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do “të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, tha Kim.

Në kushtet kur herë pas here anatemohet reforma në drejtësi, ambasadorja Kim thotë se “Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integrite”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e shumta për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve me fjalë të tjera, për t’u zvarritur Shqipërinë në të kaluarën”, tha ajo.

Mbërritja në përfundimin se krahas joshjes po frikësohen gjyqtarë dhe prokurorë gjë e cilën ambasadorja Yuri Kim e thekson lidhet më një zhvillim të ditëve të fundit.

Në disa portale, është shënjeshtruar, në kufijtë e një shantazhi të pastër Sotir Kllapi një prej prokurorëve të SPAK i cili është duke hetuar një dosje të nxehtë ku janë bashkuar tre kallëzime për ish presidentin Ilir Meta.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001.

Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *